• понеделник, 20 април 2026

SHBA-ja i paralajmëron amerikanët që menjëherë të largohen nga Iraku për shkak të kërcënimeve nga Irani

SHBA-ja i paralajmëron amerikanët që menjëherë të largohen nga Iraku për shkak të kërcënimeve nga Irani

Uashington, 30 mars 2026 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i paralajmëruan mbrëmë qytetarët e tyre që menjëherë të largohen nga Iraku për shkak të rreziqeve të rritura të sigurisë, duke përfshirë edhe sulmet e mundshme nga ana e Iranit dhe grupeve militante proiraniane ndaj caqeve që kanë lidhje me SHBA-në, duke përfshirë edhe universitetet amerikane në Bagdad dhe në vende të tjera në vend. 

Sipas kumtesës nga Ambasada e SHBA-së në Irak, grupet proiraniane tashmë kryen sulme të shumta ndaj qytetarëve amerikanë dhe caqeve që kanë lidhje me SHBA-në përgjatë Irakut, duke përfshirë edhe rajonin Kurdistani Irak, si dhe institucionet irakiane dhe objektet civile. 

Misioni i SHBA-së në Irak, thuhet në kumtesë, mbetet i hapur dhe punon me prani të kufizuar që të ndihmojë qytetarët amerikanë, por qytetarët i këshillon të mos vijnë në ambasadën në Bagdad ose në konsullatën e përgjithshme në Erbil për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga raketa, fluturake pa pilot dhe predha në hapësirën ajrore irakiane. 

Niveli i alarmit për Irakun mbetet në nivelin më të lartë, të katërt – “mos udhëtoni”, ndërsa qytetarët amerikanë këshillohen të mos udhëtojnë në Irak për çfarëdo lloj arsye dhe menjëherë të largohen nga vendi nëse janë aty. 

Qytetarët amerikanë të cilët do të vendosin të mbeten në Irak këshillohen ta bëjnë këtë me rrezik të lartë të sigurisë. 

Autoritetet amerikane theksojnë se me kujdes e ndjekin situatën dhe do të vazhdojnë t’i informojnë qytetarët për opsionet për largimin nga vendi. 

Theksohet se Irani dhe grupet militante proiraniane përfaqësojnë kërcënim të rritur për sigurinë publike në Irak dhe se mund të vazhdojnë me sulmet ndaj caqeve që kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë misione diplomatike, universitete, kompani, infrastrukturë energjetike dhe objekte të tjera, si dhe ndaj institucioneve shtetërore irakiane dhe infrastrukturës civile. fc/

Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан