• недела, 19 април 2026

MIA në Sofje: Bullgaria voton për përbërjen e 52-të të Kuvendit popullor

MIA në Sofje: Bullgaria voton për përbërjen e 52-të të Kuvendit popullor

Sofje, 19 prill 2026 (MIA) - Bullgaria sot voton për zgjehdjen e përbërjes së 52-të të Kuvendit popullor, në një ditë tjetër të rëndësishme zgjedhore që e tërheqë vëmendjen e opinionit për shkak të dinamikës politike në vend viteve të fundit.

Vendvotimet u hapën në orën 7:00 dhe do të mbeten të hapura deri në orën 20:00, ndërkaq nëse ka radhë të qytetarëve të cilët presin për ta realizuar të drejtën e tyre të votës, votimi mund të vazhdohet më së voni deri në orën 21.

Në garën zgjedhore marrin pjesë gjithsej 24 parti dhe koalicione politike. Gjithsej 4.786 klandidatë garojnë për 240 vende në Kuvend. Prej tyre, 1.440 janë gra, përderisa 3.343 janë burra.

Në tërë vendin janë hapur rreth 12.000 vendvotime, me qëllim që qytetarëve t'u mundësohet qasja e lehtë për votim. Në 9.354 vendvotime votimi po kryhet me ndihmën e makinave dhe fletëvotimeve të letrës, ndërsa në 3.367 vendvotime do të votohet vetëm me fletëvotime të letrës.

Janë siguruar gjithsej 1.251 vendvotime të adaptuara për persona me pengesa. Në këto lokacione janë vendosur pajisje për persona të verbër dhe me shikim të dëmtuar, si dhe QR kode të cilat mundësojnë teksti i fletëvitimit të shndërrohet në formë audio, me çka lehtësohet votimi i pavarur.

Sipas Komisionit qendror zgjedhor, të drejtë vote kanë 6.575.151 qytetarë. Nga lista zgjehdore, disa persona nuk kanë të drejtë vote për shkak të kufizimeve ligjore, përderisa janë dhënë edhe leje për votim në një vend tjetër për anëtarët e komisioneve zgjehdore, vëzhguesit dhe kandidatët.

Votojnë edhe bullgarët jashtë vendit, në 493 vendvotime në 55 shtete. Siç kumtoi MPJ bullgare, votimi për përbërjen e re të Kuvendit kombëtar jashtë vendit filloi mbrëmë në orën 22 sipas kohës bullgare, ndërsa do të prëfundojë në orën 6 të mëngjesit, të hënën më 20 prill.

Këto zgjehdje janë pjesë e serisë së votimeve të shpeshta parlamentare në vitet e fundit, që e reflekton destabilitetin dhe skenën e ndryshueshme politike në vend. Qytetarët sërish kanë mundësi ta japin votën e tyre dhe të ndikojnë në përbërjen e ardhshme të parlamentit dhe kahjen në të cilën do të lëvizë vendi në periudhën e ardhshme. ab/

Foto: МIА

 

 

 

Остани поврзан