SHBA-ja i ka tërhequr zyrtarët nga Bahreini, Iraku, Jordania, Katari dhe Kuvajti, mbyllet Ambasada amerikane në Kuvajt
- Departamenti amerikan i Shtetit kumtoi se u ka urdhëruar zyrtarëve qeveritarë, të cilët nuk kanë obligime në situata të jashtëzakonshme, të largohen nga Bahreini, Iraku, Katari, Jordania dhe Kuvajti së bashku me familjet e tyre.
Uashington, 3 mars 2026 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit kumtoi se u ka urdhëruar zyrtarëve qeveritarë, të cilët nuk kanë obligime në situata të jashtëzakonshme, të largohen nga Bahreini, Iraku, Katari, Jordania dhe Kuvajti së bashku me familjet e tyre.
Urdhëri është marrë për shkaqe sigurie, duke marrë parasysh eskalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili filloi me opercionin e përbashkët izraelito-amerikan kundër Iranit më 28 shkurt.
Në të njëjtën kohë, Ambasada e SHBA-së në Kuvajt kumtoi se do të mbyllet deri në njoftimin e radhës.
Ambasada amerikane në Jerusalem, megjithatë, informoi se "kësaj radhe nuk është në pozitë të evakuojë ose drejtpërdrejtë t'u ndihmojë qytetarëve amerikanë për ta braktisur Izraelin". bsh/
Foto: Departamenti i shtetit në "X"