Shajnbaum dhe Tramp biseduan për sigurinë dhe luftën kundër tregtisë me drogë
- Presidentja meksikane Klaudia Shajnbaum sot publikoi se ka biseduar me presidentin amerikan, Donald Tramp për sigurinë dhe luftën kundër tregtisë me drogë, duke vlerësuar se biseda "ka kaluar mirë".
Meksiko Siti, 12 janar 2026 (MIA) - Presidentja meksikane Klaudia Shajnbaum sot publikoi se ka biseduar me presidentin amerikan, Donald Tramp për sigurinë dhe luftën kundër tregtisë me drogë, duke vlerësuar se biseda "ka kaluar mirë".
Ajo theksoi se me Trampin ka biseduar për sigurinë, me respektimin e sovranitetit meksikan, si dhe tregtinë dhe investimet, njoftojnë mediumet britanike.
Shajnbaum paraprakisht e dënoi arrestimin e presidentit venezuales, Nikolas Maduro në operacionin ushtarak amerikan, duke thënë se Meksika është vend sovran, i cili bashkëpunon me SHBA-në për çështje të lidhura me tregtinë me drogë dhe sigurinë. bsh/
Foto: MIA arkiv