• среда, 08 април 2026

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutereshi, e përshenëdeti armëpushimin në Lindjen e Mesme

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutereshi, e përshenëdeti armëpushimin në Lindjen e Mesme

 Nju-Jork, 8 prill 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutereshi, ka përshendetur armëpushimin dyjavor të rënë dakord midis ShBA-së dhe Iranit, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

 "Sekretari i përgjithshëm e përshendet njoftimin e një armëpushimi dyjavor nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit", deklaroi zëdhënësi i tij, Stefan Dizharik.

 Dizharik shtoi se sekretari i përgjithshëm "u bën thirrje të gjitha palëve në konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme që t'i përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe t’u përmbahen kushteve të armëpushimit, në mënyrë që të hapet rruga për një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon".

 Gutereshi gjithashtu ka shprehur "falënderim të sinqertë për përpjekjet e Pakistanit dhe vendeve të tjera në mundësimin e armëpushimit".

 Presidenti amerikan, Donald Trampi, paraprakisht deklaroi se pas bisedimeve me udhëheqësit pakistanezë, ka rënë dakord midis ShBA-së dhe Iranit në një periudhë dyjavore.

 Menjëherë pas njoftimit të Trampit se është arritur një marrëveshje dyjavore, autoritetet iraniane konfirmuan se marrëveshja ishte arritur, duke theksuar se ajo përfshin "kontrollin e vazhdueshëm iranian të Ngushticës së Hormuzit".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан