Seancë e Këshillit të Prokurorëve Publikë, në rend të ditës është përsëri emërimi i ushtrues detyre në vendin e Kocevskit
- Këshilli i Prokurorëve Publikë sot duhet të mbajë seancë për emërimin e një ushtrues detyre të prokurorit publik, në vendin e Lupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje, pasi seanca e javës së kaluar, në rend dite të së cilës ishte zgjedhja e zëvendësit të Kocevskit deri në zgjedhjen e një prokurori të ri publik shtetëror, u shty për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të Këshillit.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli i Prokurorëve Publikë sot duhet të mbajë seancë për emërimin e një ushtrues detyre të prokurorit publik, në vendin e Lupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje, pasi seanca e javës së kaluar, në rend dite të së cilës ishte zgjedhja e zëvendësit të Kocevskit deri në zgjedhjen e një prokurori të ri publik shtetëror, u shty për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të Këshillit.
Prokurori publik shtetëror Lupço Kocevski, javën e kaluar më 17 dhjetor dha dorëheqje të parevokueshme të detyrës, pas së cilës Kuvendit të njëjtën ditë e konstatoi ndërprerjen e funksionit të tij, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publikë seancën për të përcaktuar ushtrues detyre të prokurorit publike shtetëror deri në zgjedhjen e pasardhësit të Lupço Kocevskit fillimisht e caktoi më 19 dhjetor, por zgjedhja u shtye.

Këshilli i prokurorëve publik e shtyu seancën për shkak të mungesës së anëtares së Këshillit, Jelena Dogazanska Koleva. Për shkak të mungesës së saj, anëtari i Këshillit prokurori Ermon Neziri propozoi që të shtyhet zgjedhja e u.d. prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi, siç tha, kjo është një çështje e rëndësishme dhe duhet të zgjidhet me përbërje të plotë u.d. prokurori i përgjithshëm në detyrë. Me këtë propozim të Nezirit ranë dakord të gjithë anëtarët e Këshillit të prokurorëve publik.
Ushtruesi i detyrës të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut emërohet sipas nenit 25, paragrafi 4 i Ligjit për prokurorë publik, ndërsa caktohet nga radhët e prokurorëve publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Detyrën do ta kryejë deri në emërimin e një prokurori të ri shtetëror por jo më gjatë se gjashtë muaj.
Prokurorë publik në Prokurorinë publike të RMV-së janë Anita Topolova Isajlovska, Ismail Dardhishta, Sonja Simovska, Ferat Elezi, Xhelal Bajrami, Elvin Veli, Lile Stefanova, Naum Panoski, Valentina Stojanovska dhe Zllatko Bikovski.
Lupço Kocevski javën e kaluar, ditën e njejtë kur Kuvendi duhej të debatojë për propozimin e Qeverisë për shkarkimin e tij, në konferencë për shtyp njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme të detyrës. Kocevski në shpjegim theksoi se detyrën nga e cila largohet e ka kryer me nder dhe dinjitet, ndërsa dorëheqjen e ka dhënë për shkak të, "shpërfilljes së dukshme të parimeve mbi të cilat bazohet sundimi i ligjit".

Dorëheqjen, siç tha, e jep për shkak të "mosrespektimit të parimeve mbi të cilat bazohet sundimi i ligjit", ndërsa propozimin për shkarkimin e tij e vlerësoi si vendim politik.
Kocevski në prokurori është nga viti 2008, kur u zgjodh prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar. Për prokuror publik shtetëror është zgjedhur më 18.01.2022 nga Këshilli i Prokurorëve Publik, ndërsa Kuvendi e emëroi më 13.02.2024.
Procedura ligjore për zgjedhjen e njeriut të parë të Prokurorisë Publike parashikon që ai duhet të jetë shtetas i Maqedonisë, në mënyrë aktive ta zotërojë gjuhën maqedonase, të ketë aftësi juridike, të ketë kryer studimet e juridikut dhe provimin e dhënë të jurisprudencës. Një kusht i veçantë për prokuror publik shtetëror është që kandidati të ketë stazh pune të pandërprerë prej të paktën 10 vjet si prokuror publik ose si gjyqtar nga fusha e të drejtës penale.
Prokurori i ri publik shtetëror duhet të zgjidhet pas shpalljes së publikuar nga Kuvendi. Afati për dorëzimin e aplikimeve është 15 ditë nga dita e publikimit të njoftimit në Gazetën Zyrtare. Pas aplikimit të kandidatëve, Qeveria duhet të kërkojë mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publik për të gjithë kandidatët e paraqitur.
Këshilli i Prokurorëve Publik obligohet t'i përgatisë mendime të arsyetuara pozitive ose negative në formë të shkruar në afat prej 15 ditësh. Nëse Këshilli i prokurorëve publik për arsye të justifikuara nuk i dorëzon mendim Qeverisë, afati vazhdohet edhe për 15 ditë. Nëse edhe pas këtij afati Këshilli nuk dorëzon mendim, konsiderohet se mendimi është pozitiv.
Në rast se Këshilli i prokurorëve publik nuk jep mendim për asnjërin nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të konfirmojë propozim për emërimin e prokurorit publik dhe do t'i propozojë Kuvendit të publikojë shpallje të re. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s