Seanca e tri komisioneve kuvendore
- Në Kuvend sot duhet të mbajnë mbledhje Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Transport, Trasnformim Dixhital, Mjedisi Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor dhe Komisioni Ligjvënës-juridik.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot duhet të mbajnë mbledhje Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Transport, Trasnformim Dixhital, Mjedisi Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor dhe Komisioni Ligjvënës-juridik.
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive duhet të shqyrtojë Propozim ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lexim të dytë, si dhe Propozim ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për çmimet shtetërore, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për Transport, Transformim Dixhital, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për rrugët publike, në lexim të dytë. Për të gjitha pikat do të diskutojë dhe Komisioni Ligjvënës-juridik. rq/
Foto: arkivi i MIA-s