Rënie e çmimit të naftës pas shpalljes së Trampit për armëpushim me Iranin
- Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rënie të madhe pas shpalljes së presidentit amerikan Donald Tramp se SHBA është pajtuar për ndërprerje dyjavëshe të zjarrit me Iranin.
Londër, 8 prill 2026 (MIA) - Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rënie të madhe pas shpalljes së presidentit amerikan Donald Tramp se SHBA është pajtuar për ndërprerje dyjavëshe të zjarrit me Iranin.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent për dërgesë të ardhshme ra për 16 për qind në rreth 92 dollarë për fuçi. Megjithatë, kjo ende është larg mbi nivelin prej rreth 73 dollarë që ishte pak para fillimit të konfliktit kah fundi i shkurtit. Nafta e papërpunuar referente amerikane WTI ra për 19 për qind në rreth 92 dollarë për fuçi.
Trampi qartë vuri në dijeni se marrëveshja është kushtëzuar nga ajo që Irani të lejojë sërish hapjen "e plotë" të Ngushticës së Hormuzit. Pothuajse bllokada e plotë e rrugës ujore - nëpër të cilën kalon rreth një e katërt a e tregtisë detare botërore me naftë - shkaktoi përçarjen më të madhe në historinë e tregut të naftës. sa/
Foto: MIA