• сабота, 21 февруари 2026

Rute: Vendet anëtare të NATO-s kanë arritur përparim për investimet në mbojtje

Rute: Vendet anëtare të NATO-s kanë arritur përparim për investimet në mbojtje

Bruksel, 12 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Mark Rute, pas përfundimit të takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes në Bruksel, deklaroi se vendet anëtare të NATO-s kanë arritur përparim në investimet në mbrojtje, të cilat janë të nevojshme për të ruajtur sigurinë. 

Ai theksoi se në takim u shqyrtua progresi i aleatëve në zbatimin e vendimeve nga Samiti i qershorit në Hagë në vitin 2025 për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto. 

Ai potencoi se takimi i sotëm ishte i përqendruar në përforcimin e parandalimit dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën, e cila ka nevojë për mbështetje më të madhe. 

Në takimin e sotëm në Bruksel nuk mori pjesë ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset por zëvendësi i tij, Elbrixh Kolbi. Rute mohoi se kjo tregonte përçarje brenda NATO-s ose në lidhje me luftën në Ukrainë.  

Ai potencoi se SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar në NATO. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан