• сабота, 24 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rute: Nuk do t'i komentoj tarifat amerikane, me to nuk shkelet Neni 2 nga Marrëveshja për NATO-n

Rute: Nuk do t'i komentoj tarifat amerikane, me to nuk shkelet Neni 2 nga Marrëveshja për NATO-n

Bruksel, 4 prill 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në konferencën e sotme për media pas përfundimit të mbledhjes dyditore të ministrave të Punëve të Jashtme të Aleancës në Bruksel, refuzoi ta komentojë vendosjen e tarifave për importimin e mallrave nga jashtë në SHBA, përfshirë edhe nga vendet aleate, duke theksuar se takimi ministror ishte tërësisht e fokusuar në ruajtjen e sigurisë në territorin e Aleancës nga kërcënimi rus. 

"Unë jam tërësisht i fokusuar në mbrojtjen e territorit të NATO-s dhe prandaj nuk do ta komentoj asnjë pyetje përveç atyre që janë të lidhura drejtpërdrejtë me mbrojtjen", theksoi Rute në përgjigjen e pyetjes për një "luftë tregtare" të mundshme mes aleatëve të Aleancës lidhur me vendosjen e tarifave amerikane dhe përgjigjen e BE-së për to. 

Rute shtoi se nuk i konsideron tarifat amerikane si shkelje të Nenit 2 të Marrëveshjes bazë për NATO-n, duke theksuar se edhe në të kaluarën ka pasur vendosje të masave të tilla tregtare dhe konflikte dhe konteste mbi tarifat midis aleatëve dhe se ato nuk ndikuan në aftësinë e shteteve anëtare për të respektuar detyrimet e tyre në lidhje me mbrojtjen.

Neni 2 i Marrëveshjes bazë për NATO-n përcakton se anëtaret e Aleancës duhet të përpiqen "të heqin kontradiktat në politikat e tyre ekonomike ndërkombëtare dhe të promovojnë bashkëpunimin ekonomik".

Në pyetjen se si është e mundur të konfirmojë se tarifat dhe mbrojtja nuk lidhen, kur shumë vende evropiane theksojnë se mjetet të cilat mundë t'i shfrytëzojnë për shpenzimet e mbrojtjes, tani do të duhet t'i konvertojnë për të mbuluar inflacionin që do të shkaktohet nga masat amerikane, Rute u përgjigj se politika është çështje e vendimeve dhe se gjithmonë do të ketë debate për atë se si dhe ku të shpenzohen paratë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан