• понеделник, 16 март 2026

Rute bëri thirrje për "garanca efikase të sigurisë" për Ukrainën

Rute bëri thirrje për

Bruksel, 24 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute premtoi mbështetje të vazhdueshme nga Aleanca për Ukrainën në përvjetorin e katërt të invazionit rus, që filloi më 24 shkurt të vitit 2022.

"NATO qëndroi krah Ukrainës prej fillimit. WËndrojmë me ju sot dhe qëndrojmë me ju nëpër të gjitha sfidat që paraprijnë", deklaroi sot Rute në selinë e Aleancës në Bruksel.

"Me rëndësi imperative është Ukraina të vazhdojë ta marrë ndihmën ushtarake, financiare dhe humanitare që i nevojitet", tha ai.

Rute theksoi se ndihma ushtarake, përfshirë edhe atë për mbrojtje kundërajrore është "thelbësore", por shtoi se "Ukrainës i nevojitet më shumë kohë".

"Sepse vetëm premtimi për ndihmë nuk e përfundon luftën. Ukrainës i nevojitet municion sot, dhe çdo ditë, gjithnjë derisa nuk ndalet gjakderdhja", theksoi ai.

Shefi i NATO-s, gjithashtu, u bëri thirrje aleatëve të obligohen për të siguruar paqe në Ukrainë pasi që të ndalen luftimet, transmetoi DPA.

"Kur luftimet do të ndalen, paqja duhet të mbështetet. Me forca të fuqihsme ukrainase, të gatshme të kundërpërgjigjen dhe të mbrohen, dhe me garanca efikase të sigurisë nga partnerët e Ukrainës: Evropa, Kanadaja dhe SHBA-ja", tha ai.

"Populli ukrainas meriton paqe të drejtë dhe të përhershme. Siguria e tyre është siguria jonë. Nuk mund të ketë paqe të vërtetë në Evropë pa paqe të vërtetë në Ukrainë", konkludoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s. ab/

Foto: DPА

Остани поврзан