Rrugët janë të kalueshme, hiqen ndalesat për kamionë në Strazhë dhe në Mavrovë - Dibër, si dhe ndalesa për autobusë në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa, në vendet më të larta në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të vogla të borës. Reshje të borës me intensitet të ndrysheshëm janë regjistruar në Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe në qafën malore Strazhë. Në qafën malore Bukovë, reshjet janë me shi dhe borë.
Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa, në vendet më të larta në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të vogla të borës. Reshje të borës me intensitet të ndrysheshëm janë regjistruar në Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe në qafën malore Strazhë. Në qafën malore Bukovë, reshjet janë me shi dhe borë.
Siç informoi NP "Rrugët e Maqedonisë", të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme. Nga ora 7:50, për shkak të reshjeve të borës, hiqet ndalesa për qarkullimin e kamionëve në aksin rrugë Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, nga ora 7:55 hiqet ndalesa për qarkullimin e kamionëve në rrugën Mavrovë - Dibër, dhe nga ora 9, për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit, hiqet ndalesa për qarkullimin e autobusëve, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.
Në disa akse rrugore, të cilat kalojnë nëpër gryka, është e mundur shembje e vogël e dheut. NP "Rrugët e Maqedonisë" apelojnë drejtim të kujdesshëm me automjetet, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. Ekipet kujdestare të ndërmarrjes vazhdimisht janë në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme. ls/
Foto: MIA