Rrugët e ndryshme të jetës së Kamala Harisit dhe Donald Trampit
- Gjatë kohës së fushatës zgjedhore, votuesit amerikan u "vërshuan" me imazhe të dy kandidatëve - ndërsa ata flasin nga skena dhe përshëndesin turmën në tubime dhe zbresin shkallëve, ndërsa dalin nga aeroplani.
4 nëntor 2024
Bi-Bi-Si
Gjatë kohës së fushatës zgjedhore, votuesit amerikan u "vërshuan" me imazhe të dy kandidatëve - ndërsa ata flasin nga skena dhe përshëndesin turmën në tubime dhe zbresin shkallëve, ndërsa dalin nga aeroplani.
Ja një këndvështrim tjetër për atë se kush janë ata dhe nga vijnë.
Në dekada të ndryshme, kandidatja për presidente nga radhët e demokratëve Kamala Haris i kaloi vitet e hershme duke jetuar në Oukland, Kaliforni, ndërsa kandidati republikan Tramp është rritur në lagjen Kuins të Nju Jorkut.
Kamala Haris dhe motra e saj Maja u rritën kryesisht nga nëna e tyre indiane, Shjamala Gopalan Haris, studiuese e kancerit dhe aktiviste sociale.
Babai i Trampit, Fred Tramp ishte i biri i emigrantit gjerman, ndërsa nëna e tij Meri En Meklaod Tramp është lindur në Skoci.
Në moshën 13 vjeçare është regjistruar në Akademinë ushtarake në Nju Jork.
Haris ka qenë në shkollën e mesme pesë vite në Montreal, Kanada, ku nëna e saj pranoi të punojë si mësimdhënëse në Universitetin Mekgil.
Ajo më vonë u regjistrua në kolegjin e historisë, Universitetin Hauard në Uashington.
Tramp tha se pesë vitet e tij të akademisë të cilat i filloi në vitin 1959 i kanë dhënë stërvitje ushtarake dhe e ndihmuan atë të ndërtonte aftësitë e tij të liderit.
Më vonë ai lëshoi Luftën e Vietnamit për shkak të lirimit - katër për shkaqe akademike dhe një herë për shkak të osteofiteve (probleme me kockat).
Që nga mosha e hershme, Kamala Haris mësoi për rëndësinë e lëvizjes për të drejtat civile nga nëna e saj, madje mori pjesë në marshin vjetor të Martin Luter Kingut në Uashington në vitin 2004.
Pasi fitoi diplomën nga Shkolla Uarton e Universitetit në Pensilvani, Trampi u bë favorit për pasardhës të babait të tij në krye të kompanisë familjare.
Kamala Haris u kthye në Kaliforni, ku u ngjit në majat e sistemit të drejtësisë penale të shtetit me marrjen e detyrës si prokurore publike e Kalifornisë dhe duke shfrytëzuar atë moment për të bërë një ofertë të suksesshme për Senatin amerikan në vitin 2016.
Gjithashtu kur ajo hyri në Kongres, Trampi u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, duke tronditur botën me fitoren ndaj Hillari Klintonit.
Tre vite më vonë, Haris drejtoi një fushatë jo bindëse presidenciale, por fituesi i garës nga demokratët, Xhozef Bajden e zgjodhi atë si kandidate të tij.
Të dy dëshmuan se ishin bileta fituese, duke mundur Trampin dhe Majk Pensin në zgjedhjet e vitit 2020.
Fundi i mandatit presidencial të Trampit dhe fillimi i mandatit për Bajden-Haris u regjistruan me karantina për shkak të koronavirusit, mbajtja e detyrueshme e maskave dhe trazirat në rrugë pas vrasjes së Xhorxh Flojdit nga policia në Mineapolis.
Haris ndonjëherë ka luftuar që të lërë shenjë si zëvendëspresidente, por e gjeti zërin e saj në vitin 2022 kur Gjykata e lartë e SHBA-së hodhi poshtë të drejtat e abortit.
Bajdeni me kënaqësi i'a besoi të jetë përfaqësuese e Shtëpisë së Bardhë në emër të lëvizjes për të drejtën e zgjedhjes.
Ishte Trampi ai që e bëri Gjykatën e lartë më konservatore, duke i hapur rrugën vendimit për abortin.
Gjatë kohës së tij në Dhomën ovale, ai tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe ndërmori hapa për të reduktuar imigracionin.
Vizita debutuese e Kamala Harisit jashtë vendit si zëvendëspresidente ishte në Guatemalë në vitin 2021 si pjesë e mandatit të saj për të reduktuar numrin e emigrantëve nga Amerika Latine të cilët arrijnë në kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën.
Çështjet e politikës së jashtme që dominuan gjatë mandatit të saj ishin luftërat në Ukrainë dhe Gazë, si dhe tërheqja kaotike e trupave amerikane nga Afganistani.
Vizita e parë e Trampit jashtë vendit si president ka qenë në Arabinë Saudite në vitin 2017.
Tramp mbron një politikë izolacioniste që përfshin tërheqjen e vendit të tij nga konfliktet jashtë vendit dhe promovimin e industrisë amerikane.
Haris është e martuar me Dag Emhof i cili rregullisht udhëheq fushatën në emrin e saj.
Ajo është njerkë e fëmijëve të Emhof nga martesa e parë, Kol dhe Ela.
Anëtarë të ndryshëm të familjes së Donald Trampit kanë luajtur role në karrierën e tij politike, megjithëse pjesëmarrjet në fushatën e gruas së tij, ish zonjës së parë Melania Tramp në vitin 2024 kanë qenë të kufizuara.
Me gruan e tij të parë Ivana e cila ka ndërruar jetë në vitin 2022, Tramp ka tre fëmijë: Donald xhunior, Ivanka dhe Erik.
Ai e ka edhe vajzën Tifani, me gruan e dytë Marla Mejpls.
Ai u martua me gruan e tretë Melaninë në vitin 2005, me të cilën e ka një djalë, Baronin.
Kamala Haris hyri në garën presidenciale në vitin 2024 relativisht vonë në proces, duke zëvendësuar Xhozef Bajdenin i cili u tërhoq.
Ajo hyri në histori si gruaja e parë me ngjyrë dhe aziatiko-amerikanja që drejtoi partinë kryesore dhe mbajti një fjalim në Konventën kombëtare demokratike në Çikago, Illinois.
Në të njëjtat zgjedhje, Donald Trampi fitoi titullin e rrallë të nominimit të tretë presidencial të partisë së tij.
Ai foli në Konventën kombëtare të republikanëve në Miluoki, Uiskonsin, duke mbajtur një fashë në kokë pasi i mbijetoi një atentati gjatë fushatës. qa/
Foto: EPA/arkivi i MIA-s