Rritje e PBB për 3,1 për qind në tremujorin e parë
- Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025 është rritur për 3,1 për qind, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Shkup, 3 qershor 2026 (MIA) - Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025 është rritur për 3,1 për qind, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Në tremujorin e parë të vitit 2026, rritje më e madhe është shënuar në sektorët G – Ndërtimtari me 7,2 për qind dhe K dhe L – Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike; veprimtari administrative dhe shërbime mbështetëse me 6,1 për qind.
Konsumi final në tremujorin e parë të vitit 2026 nominalisht është rritur për 7,3 për qind, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e PBB-së është 86,4 për qind.
Investimet bruto në tremujorin e parë të vitit 2026 nominalisht janë rritur për 1,8 për qind, si rezultat i rritjes së investimeve bruto në mjete themelore.
Sipas të dhënave të rregulluara sezonalisht dhe kalendarikisht, norma e rritjes së PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, është 3,3 për qind. bsh/
Foto: MIA