• четврток, 25 декември 2025

Rrëfime inspiruese për sukseset e të kthyerve - edhe në vendin tënd mund të arrish sukses

Rrëfime inspiruese për sukseset e të kthyerve - edhe në vendin tënd mund të arrish sukses

Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Rrëfime inspiruese për sukseset e të kthyerve pa dallim nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, si dhe porosi të tyre se është më bukur dhe mund të kesh sukses edhe në atdhe, u dëgjuan në Forumin e sotëm të të kthyerve, organizuar nga ana e Qeverisë.

Një prej atyre rrëfimeve njerëzore është edhe ai o Ana Dukovskës, e cila në vitin 2007 u largua drejt SHBA-së, por pas 17 viteve edukim dhe qëndrim atje, u kthye në Maqedoni. Ajo theksoi se Strategjia e re e Qeverisë për mërgimtarët njeh se mërgimi tashmë nuk është term sentimental, por resurs, partner dhe dorë e zgjatur e shtetit dhe siç tha Strategjia flet për ndërlidhje digjitale, integrim kulturor, bashkëpunim ekonomik, por para së gjithash për kthim të besimit. Ajo në Forumin e sotëm preopozoi Fushatë nacionale për përfitim të shtetësisë së Maqedonisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, tëlindur jashtë shtetit dhe atë jo si procedurë administrative, por si akt i përkatësisë, njohje dhe kthim në atdhe.

"Sot jam sërish në shtëpi, jo për të qenë barrë e shtetit, por resurs. Nuk u ktheva të kërkoj, por të kontribuoj. Punoj për një kompani amerikane. si kontabiliste, por nga shtëpia ime në Maqedoni. Me tëa rdhura nga jasht[, ndërkaq me konsum të përditshëm këtu", tha Dukovska.

Por, siç thotë, nuk i ka harruar kontaktet e veta, të cilët i ndihmojnë ta promovojë Maqedoninë dhe i ka vendosur në funksion të atdheut.

Rrëfimin e tyre e ndanë edhe çifti Monika dhe kristian Tomashevski, të cilët pasi që ishin nisur jashtë vendit, këtë vit u kthyen në Maqedoni dhe hapën ndërmarrje regrutimi për lidership. Theksojnë se janë të kënaqur nga ajo se si i pranon komuniteti afarist, ndërkaq siç thonë, Maqedonia ka njerëz të rinj të cilët janë tëa ftë, punëdashës dhe me njohuri.

Dalibor Rutnik nga Maqedonia ishte larguar si fëmijë, ndërsa tani këtë vit kthehet me familjen. Ka kompani në sektorin informatik me 150 të punësuar dhe është një prej autorëve të "Terminit tim", siç tha, softuerin e tyre e eksportojnë në 13 vende.

Në forum folën edhe të kthyer nga të gjitha viset, të cilët tashmë kanë fabrika të veta, ndërsa prodhimet i eksportojnë jashtë vendit.

Para të pranishmëve foli edhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, i cili gjithashtu është i kthyer. Ai, siç tha, u largua drejt Zvicrës si azilant, por u kthye në vendin e vet për t'i investuar paratë në të.

"Nuk jemi nga ata që morën gjithçka nga vendi dhe ikën, i morën paratë nga ky shtet për t'i shpenzuar në vende të treta", tha Limani.

Kryeministri Hristian Mickoski, konsideron se ka shkaqe edhe objektive edhe subjektive për të cilat njerëzit në të kaluarën largoheshin nga Maqedoni. Prandaj, si Qeveri, thotë ai. bëjnë gjithçka për t'i mënjanuar ato shkaqe dhe të luftojnë që secili qytetar të mbetet në vend, por edhe ata të cilët kanë shkuar të kthehen.

"Shumë qytetarë u larguan nga Maqedonia për shkaqe financiare, por edhe për shkak të ndjenjës së sistemit jofunksional, ndjenjës së padrejtësisë, sikur shteti juridik të mos e reflektojë atë që duhet ta reflektojë, ndjenjë se sistemi nuk është i njejtë për të gjithë. Kjo e motivon ndjenjën për të pasur arsye objektive, përse disa njerëz kanë vendosur të largohen. Unë e kuptoj atë dhe kjo do të ishte porosia ime e parë se si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që këto padrejtësi t'i mënjanojmë, të bëjmë gjithçka, secila ditë të jetë më e mirë se e kaluara", tha Mickoski në forumine të kthyerve në Maqedoni.

Porosia e dytë, sipas tij, është se krahas shkaqeve objektive ka edhe subjektive, përkatësisht mendime të krijuara se në vend nuk bën asgjë dhe se çdokund tjetër është më mirë se këtu.

Macedonia is a developing country today, a home where there is a place for all its people, both those who are here and those who have left abroad. We need every Macedonian who wants to contri

Porosia e tretë, siç shtoi është se këtë vit ka më së paku kërkues për heqje të shtetësisë së Maqedonisë dhe më së shumti kërkues për kthim të shtetësisë së Maqedonisë në 25 vitet e fundit, të dhëna të cilat, siç theksoi, janë zyrtare nga MPB, dhe të cilat e gëzojnë posaçërisht.

Prandaj, theksoi ai, lufta për secilin njeri duhet të vazhdojë.

"Pa njerëz nuk ka ekonomi, pa ekonomi nuk ka asgjë dhe prandaj lufta duhet të zhvillohet që secili njeri të qëndrojë në Maqedoni dhe ata që kanë shkuar, të kthehen", tha Mickoski.

Shtoi se duhet të punohet edhe në fushën e demografisë, përkatësisht natalitetit, sepse, siç theksoi, në të kundërtën edhe Maqedonia si vendet e tjera në Evropë dhe botë, do të bëhen Muzeume. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан