• четврток, 09 април 2026

Rodrigez mbetet u.d. presidente e Venezuelës pas përfundimit të mandatit 90-të ditor

Rodrigez mbetet u.d. presidente e Venezuelës pas përfundimit të mandatit 90-të ditor

Karakas, 7 prill 2026 (MIA) - Delsi Rodriges mbetet ushtruese e detyrës presidente e venezuelës pasi që sot përfundoi mandati i saj 90-të ditor në funksion, i vendosur nga Gjykata Supreme e vendit, pas rrëzimit dhe arrestimit të Nikolas Maduros nga ana e SHBA-së në janar.

Megjithatë, nuk dihet sa gjatë ajo do të mbetet në detyrë, sepse deputetët ende nuk kanë votuar publikisht për vazhdimin e mandatit të saj pasi që afati për këtë ka skaduar të premten.

Sipas vendimit gjyqësor, Maduro ende është presidenti zyrtar i Venezuelës, ndërsa mungesa e tij "e detyrueshme" është rezultat i "pengmarrjes", prandaj ai përkohësisht është i paaftë për t'i kryer detyrat e tij. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан