Rodriges pohon se Venezuela ka liruar më shumë se 400 të burgosur
- Kryetari i Parlamentit të Venezuelës, Horhe Rodriges deklaroi se më shumë se 400 persona janë liruar nga burgu, por organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut pohojnë se numri i tyre është shumë më i vogël gjegjësisht nga 60 deri në 70.
Karakas, 14 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Parlamentit të Venezuelës, Horhe Rodriges deklaroi se më shumë se 400 persona janë liruar nga burgu, por organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut pohojnë se numri i tyre është shumë më i vogël gjegjësisht nga 60 deri në 70.
Drejtoria e burgut të Venezuelës para dy ditëve njoftoi se nga burgu janë liruar 116 persona.
Organizata joqeveritare e Venezuelës "Foro Penal" e cila ofron ndihmë jurudike për personat e arrestuar njoftoi se nga fillimi i vitit janë arrestuar të paktën 800 të burgosur politikë.
Qeveria e venezuelës pohon se të arrestuarit nuk janë të burgosur politikisht por persona të akuzuar për vepra legjitime penale. mb/
Foto: MIA