Reshjet e rrëmbyeshme të borës e komplikojnë situatën në Shqipëri dhe Kosovë; Forcat e armatosura shqiptare po gjurmojnë pas një burri i cili u mor nga ujërat e ardhur
- Situata në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe Kosovës mbetet e komplikuar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës dhe shiut që i goditën dy vendet në ditët e fundit, kumtuan mediumet shqiptare dhe kosovare.
Tiranë/Prishtinë, 12 janar 2026 (MIA) - Situata në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe Kosovës mbetet e komplikuar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës dhe shiut që i goditën dy vendet në ditët e fundit, kumtuan mediumet shqiptare dhe kosovare.
Sipas informatave nga Agjencia kombëtare shqiptare për mbrojtje civile (AKMC), cituar nga ATSH, më të goditura nga moti i lig në Shqipëri për momentin janë Shkodra, Durrësi, Dibra, Berati, Fieri, Korça dhe Gjirokastra.
Në rajonet e Shkodrës, njoftohet se lumenjtë Drin, Kir dhe Buna dukshëm janë mbushur, ndërsa disa prej tyre kanëd alë nga shtrati dhe kanë vërshuar toka pjellore. Situata është e ngjashme edhe në Durrës, ku raportohet se janë vërshuar gjithsej 1.800 hektarë tokë e punueshme. Në qarqet e Fierit dhe Beratit, gjithashtu ka raportime për sipërfae të vërshuara bujqësore, si dhe disa amvisëri dhe ndërtesa publike.
Në qarqet e Dibrës, një pjesë e madhe e rrugëve sekondare janë mbyllur për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme. Në Korçë dhe Gjirokastër, ka raportime për rrëshqitje të dheut dhe rrugë të mbyllura, si dhe për disa familje të evakuuara për shkak të vërshimeve.
Prej dje, Forcat e armatosura shqiptare kryejnë operacion të madh për kërkim në afërsi të qytetit Klos (Shqipëri qendrore), ku një qytetar ishte marrë në automobilin e tij nga ujërat e ardhura të lumit Mat. Sipas kumtimit të ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjithsej 22 ushtarë po marrin pjesë në operacionin për kërkim, të mbështetur nga fluturaket pa pilot dhe pajisja speciale.
Sipas informatave nga Radio Televizioni i Kosovës, reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë 24 orëve të fundit shkaktuan vështirësi në lëvizjen nëpër autostradën Prishtinë - Pejë, posaçërisht në rajonin e aeroportit ndërkombëtar Adem Jashari. Ndërkohë, reshjet e rrëmbyeshme të shiut mbyllën një pjesë të autostradës që e lidhë kryeqytetin prishtinën me Ferizajin, ndërsa komunikacioni po rikahëzohet nëpër rrugë alternative.
Në ttre komuna në Kosovë, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor është anuluar sot për shkak të kushteve të këqija të motit. Në komunat Malishevë dhe Drenas, kthimi i nxënësve në shkolla është shtyrë deri të mërkurën, ndërsa në komunën e Fushë Kosovës - deri në fillim të javës së ardhshme. Në të gjitha komuant e tjera në vend, gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor filloi normalisht, vëren Radio televizioni i Kosovës. ab/
foto: Arkivi