Reshje lokale shiu, borë në pjesët malore dhe rënie të temperaturave
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu me intensitet më të lehtë dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët malore të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup, 28 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu me intensitet më të lehtë dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët malore të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja nga 8 deri në 16 gradë.
Në Shkup do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, me ç'rast temperatura minimale do të bie 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 12 gradë.
Gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut me intensitet të dobët. Reshje më të rrëmbyeshme priten sërisht gjatë natës drejt së mërkurës dhe të mërkurën. Të dielën dhe të mërkurën do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. sa/
Foto: MIA arkivi