Reli i femrave 2026 nëpër rrugët e Shkupit
- Reli i femrave 2026 do të mbahet tradicionalisht për herë të shtatë sot nëpër rrugët e Shkupit, në organizim të Federatës Automobilistike të Maqedonisë, anëtare e Federatës Botërore Automobilistike (FIA).
Shkup, 15 mars 2025 (MIA) – Reli i femrave 2026 do të mbahet tradicionalisht për herë të shtatë sot nëpër rrugët e Shkupit, në organizim të Federatës Automobilistike të Maqedonisë, anëtare e Federatës Botërore Automobilistike (FIA).
Ekipet e përbëra nga një shofer dhe pasagjer do të kalojnë një rrugë në qytet, e më pas do të demonstrojnë aftësitë dhe shkathtësinë e tyre pas timonit në fazën e dytë - drejtim i shkathët në një parking të mbyllur në kushte të sigurta, midis koneve.
Për pjesëmarrje në reli, siç informoi organizatori, tashmë janë paraqitur 100 pjesëmarrëse.
Reli e femrave synon të promovojë rolin e grave në sportet motorike, punën në grup dhe energjinë pozitive, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë në komunikacion. ls/
Foto: poster