Regjim i ndryshuar i komunikacionit në aksin rrugor Ohër - Kërçovë
- – Policia i njofton qytetarët se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme qarkullimi në aksin rrugor magjistral nga Ohri drejt Kërçovës do të zhvillohet me regjim të ndryshuar.
Ohër, 18 dhjetor 2025 (MIA) – Policia i njofton qytetarët se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme qarkullimi në aksin rrugor magjistral nga Ohri drejt Kërçovës do të zhvillohet me regjim të ndryshuar.
Sipas SPB – Ohër, në fuqi do të jenë ndryshimet në regjimin e komunikacionit në seksionin e autostradës në ndërtim nga fshati Trebenishtë deri në fshatin Meshevishtë, komuna Debërcë.
Ju bëhet thirrje shoferëve që me kujdes të madh dhe shpejtësi të përshtatur t’i drejtojnë automjetet e tyre dhe në përputhje me sinjalizimin e vendosur horizontal dhe vertikal në komunikacion. fc/
Foto: arkivi i MIA-s