• четврток, 25 декември 2025

Regjim i ndryshuar i komunikacionit në aksin rrugor Ohër - Kërçovë

Regjim i ndryshuar i komunikacionit në aksin rrugor Ohër - Kërçovë

Ohër, 18 dhjetor 2025 (MIA) – Policia i njofton qytetarët se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme qarkullimi në aksin rrugor magjistral nga Ohri drejt Kërçovës do të zhvillohet me regjim të ndryshuar. 

Sipas SPB – Ohër, në fuqi do të jenë ndryshimet në regjimin e komunikacionit në seksionin e autostradës në ndërtim nga fshati Trebenishtë deri në fshatin Meshevishtë, komuna Debërcë.

Ju bëhet thirrje shoferëve që me kujdes të madh dhe shpejtësi të përshtatur t’i drejtojnë automjetet e tyre dhe në përputhje me sinjalizimin e vendosur horizontal dhe vertikal në komunikacion. fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан