Reagime të partive politike për fjalimin vjetor të presidentes Siljanovska - Davkova në Kuvend
- Partitë në pushtet, fjalimin e sotëm të presidentes, Gordana Siljanovska-Davkova në Kuvend e vlerësuan si arsyetim përmbajtësor të aktiviteteve të saja vjetore dhe sfidave me të cilat përballet vendi mes tjerash edhe në kontekst të eurointegrimeve. Ndërkaq, për partitë opozitare, në fjalimin e shefes së shtetit pati mungesë vizioni dhe se ajo sipas tyre, e ka mbështetur agjendën e partisë në pushtet, dhe jo gjendjen e përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Partitë në pushtet, fjalimin e sotëm të presidentes, Gordana Siljanovska-Davkova në Kuvend e vlerësuan si arsyetim përmbajtësor të aktiviteteve të saja vjetore dhe sfidave me të cilat përballet vendi mes tjerash edhe në kontekst të eurointegrimeve. Ndërkaq, për partitë opozitare, në fjalimin e shefes së shtetit pati mungesë vizioni dhe se ajo sipas tyre, e ka mbështetur agjendën e partisë në pushtet, dhe jo gjendjen e përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe nënkryetar i Kuvendit, Antonio Milloshoski, fjalimin e presidentes e vlerësoi si arsyetim përmbajtësor të aktiviteteve të saja vjetore dhe pikëpamjeve të problemeve, sfidave me të cilat përballemi si shtet.
Ai e potencoi angazhimin e presidentes të delegojë, të propozojë përfaqësues në Këshillin gjyqësor pasi që të miratohet Ligji i ri për Këshillin gjyqësor që është pjesë e Agjendës reformuese dhe që pret Kuvendi ta votojë para festave të Vitit të Ri.

Deputeti i Lëvizjes ZNAM, Boban Karapejoski theksoi se presidentja ka pasur, sipas tij, fjalim fantastik i cili është, thha, politikisht ndoshta të pazakontë.
Karapejoski vlerësoi se presdientja në frymën e asaj që ajo e përfaqëson si përfaqësuese të zgjedhur të të gjithë qytetarëve, në të vërtetë i sublimon qëndrimet që paraqiten në shoqëri në këtë plan. Shpreson se do të bëhet tentim të ndërtohet konsensus nacional rreth çështjeve që ajo i hapi në paraqitjen e vet vjetore.

Deputeti i Së Majtës, Amar Mecinoviq, ndërkaq theksoi se në fjalimin e presidentes pati mungesë vizioni, fjalë boshe dhe tha, në mënyrë ultimative, pati prezantim të agjendës vjetore të VMRO-DPMNE-së, dhe jo të gjendjes politike për të gjithë qytetarët në shtet.

Deputeti dhe kryetar i LSDM-së, Venko Filipçe, potencoi se presidentja zgjodhi të qëndrojë në anën e Qeverisë, e cila sipas tij, e mban shtetin në izolim, në vend drejt BE-së.
Sipas tij, pason krizë e madhe, duke cekur se me shtrenjtimin e rrymës do të shtrenjtohet gjithçka në shtet. Tha se negociatat në kuadër të Këshillit social mes Qeverisë dhe sindikatave praktikisht nuk dhanë asnjë rezultat dhe se nuk do të ketë rroga më të larta as për punëtorët, as në arsim, as në shëndetësi, as lëvizje në pjesën e transfereve sociale, ndërsa problemi me deficitin buxhetor, tha, do të mbushet me detyrime të reja vitin e ardhshëm. ab/
Foto: МIА Arkivi/LSDM