• четврток, 25 декември 2025

Rasmusen: Të gjithë, duke përfshirë dhe SHBA-në, duhet të respektojnë integritetin territorial të Danimarkës

Rasmusen: Të gjithë, duke përfshirë dhe SHBA-në, duhet të respektojnë integritetin territorial të Danimarkës

Kopenhag, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme danez, Lars Loke Rasmusen, sot deklaroi se vendi i tij këmbëngul që të gjithë, duke përfshirë dhe SHBA-në, të respektojnë "integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës".

Deklarata e Rasmusen është në përgjigje të njoftimit të presidentit amerikan Donald Tramp për emërimin e guvernatorit të Luizijanës, Xhef Lendri, si të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Grenlandën.

Rasmusen në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga ministria e tij tha se "emërimi konfirmon interesin e vazhdueshëm amerikan për Groenlandën".

"“Megjithatë, këmbëngulim që të gjithë, duke përfshirë dhe SHBA-në, duhet të tregojnë respekt për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës", tha Rasmusen.

Më herët këtë muaj, Shërbimi i inteligjencës së mbrojtjes daneze në raportin e tij vjetor kumtoi se SHBA-ja po shfrytëzon fuqinë e tyre ekonomike për të "imponuar vullnetin e tyre".

Trampi sot në një publikim në platformën "Trut Soushëll" (Truth Social) kumtoi se ka emëruar guvernatorin e Luizianës, Xhef Lendri, si të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Grenlandën.

Lendri shkroi në platformën Iks shkroi se ishte "i nderuar që shërbeu në këtë pozicion vullnetar për Grenlandën të bëhet pjesë e SHBA-së". rq/

Foto: EPA

Остани поврзан