• четврток, 09 април 2026

Raporti: Lideri suprem i ri iranian Moxhtaba Hamenei në gjendje të rëndë në qytetin e Qomit

Raporti: Lideri suprem i ri iranian Moxhtaba Hamenei në gjendje të rëndë në qytetin e Qomit

Teheran, 7 prill 2026 (MIA) - Lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Hamenei, është në trajtim në qytetin e Qomit, dhe sipas informatave të inteligjencës amerikane dhe izraelite "nuk është në gjendje ta udhëheq shtetin".

Sipas dokumentit të shërbimeve të inteligjencës që qarkulloi midis aleatëve të Gjirit dhe që kishte mbikëqyrje "Tajms"-i londinez, Hamenei është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja pas sulmeve ajrore në të cilat u vra babai i tij, lideri suprem shumëvjeçar Ali Hamenei.

Sipas burimeve të inteligjencës, Hamenei më i ri nuk merr pjesë në marrjen e vendimeve kyçe në shtet, derisa zgjasin përgatitjet për varrimin e babait të tij. Shërbimet e inteligjencës, siç citohet, kanë vërejtur edhe aktivitete për ndërtimin e mauzoleu të madh në qytetin e Qomit me varre të shumta, gjë që mund të tregojë plane për të varrosur atje disa anëtarë të së njëjtës familje.

Autoritetet iraniane paraprakisht konfirmuan se Moxhtaba Hamenei u plagos në sulmin e njejtë, në të cilin, sipas raporteve, humbën jetën nëna dhe bashkëshortja e tij. Ai nuk është paraqitur në opinion që nga fillimi i konfliktit, edhe pse në mars u zgjodh trashëgimtar në detyrën e të atit.

Në ndërkohë, televizioni shtetëror iranian ka emituar deklarata me shkrim që i atribuohen atij, si dhe video të gjeneruara me inteligjencë artificiale, ku gjoja shihet duke analizuar një hartë të objektit bërthamor izraelit në Dimona.

Informatat e inteligjencës plotësisht i nxitën spekulimet se kontroll të vërtetë ndaj shtetit mund të ketë Garda Revolucionare Islamike, ndërsa Hamenei formalisht mund të mbetet në detyrë.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, tha se Uashingtoni udhëheq biseda me përfaqësuesit tjerë iranian, por jo edhe me liderin suprem.

Mediat iraniane citojnë se varrimi i Ali Hameneit mund të mbahet në vendlindjen e tij Mashhad, një nga qendrat më të mëdha fetare shiite, ndërsa pritet të mbahet një komemoracion publik në Teheran. Data ende nuk është publikuar.

Nesër bëhen 40 ditë nga vdekja e tij më 28 shkurt, duke i dhënë fund periudhën tradicionale të zisë tek myslimanët shiitë. sa/

foto/MIA arkivi

Остани поврзан