Ramës iu nda medalja "Zajed" në Abu Dabi
- – Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, sot në Abu Dabi iu nda medalja “Zajed” nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohamed bin Zajed al Najan.
Tiranë, 13 janar 2026 (MIA) – Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, sot në Abu Dabi iu nda medalja “Zajed” nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohamed bin Zajed al Najan.
Duke e publikuar lajmin në Fejsbuk, Rama shkroi se ky është “respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar”.
“Thellësisht i prekur prej befasisë së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohamed bin Zajed al Najan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të saj, sheikut Zajed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij sheikun Mohamed bin Zajed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, shkroi Rama në Fejsbuk.
Ceremonia u organizua si pjesë e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që u mbajt në Abu Dabi. Me ndarjen e medaljeve “Zajed” nderohen nismat humanitare të atyre që kontribuojnë në vendet në zhvillim. fc/
Foto: Rama në Fejsbuk