• сабота, 21 февруари 2026

Rama për prokurorin e Hagës: "Çfarë idioti ndërkombëtar"

Rama për prokurorin e Hagës:

Tiranë, 10 shkurt 2026 (MIA) – Kryeministri shqiptar Edi Rama e quajti prokurorin e Hagës Methju Hauling “idiot ndërkombëtar”. 

Në një postim në Fejsbuk ai ndau video të prokurorit në të cilën ai thotë se Hashim Thaçi ka bërë përpjekje t’i mashtrojë përfaqësuesit ndërkombëtarë. 

Në video, prokurori thotë: “Thaçi arriti ta fshehë atë që po ndodhte në realitet, veçanërisht Rubin dhe Klark dëshmuan se nuk kanë interesim të kuptonin se çka po ndodhte në realitet”. 

“Çfarë IDIOTI NDËRKOMBËTAR”, shkroi Rama. 

Ky është reagimi i dytë i Ramës pasi dje Prokuroria Speciale në Hagë, kërkoi nga 45 vite burg për katër ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ai në platformën “Iks” shkroi mbrëmë se nuk mund ta kuptojë logjikën në të cilën është bazuar Prokuroria Speciale në Hagë, që të dalë me një kërkesë të tillë të paarsyeshme dhe të pranueshme. fc/

Foto: Rama në Fejsbuk

 

 

 

Остани поврзан