• четврток, 16 април 2026

Rama për "Le Point": Duhet të bisedojmë me të gjithë, përveç me terroristët si regjimi i Iranit

Rama për

Tiranë, 26 mars 2026 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për revistën franceze "Le Point" deklaroi se Shqipëria e mbështetë qëndrimin e SHBA-së ndaj Iranit duke theksuar se Tirana nuk ka marrëdhënie diplomatike me Teheranin që pas sulmit kibernetik në vitit 2022. 

Ai shtoi se vendi i tij ka një përvojë të veçantë me regjimin iranian, duke përmendur strehimin e gati tre mijë anëtarëve të opozitës iraniane MEK në vend.

Rama theksoi se Shqipëria nuk frikësohet nga kërcënimet, duke kujtuar traditën e vendit për të strehuar njerëzit në nevojë, siç ishin hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe afganët pas vitit 2021.

Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se vendi mbetet i palëkundur në orientimin e tij proamerikan dhe proevropian, duke mbështetur dialogun ndërkombëtar, duke mbështetur dialogun ndërkombëtar, por duke përjashtuar regjimet që i konsideron si terroristë. 

"Duhet të bisedojmë me të gjithë, përveç me terroristët si regjimi i Iranit", deklaroi Rama. 

Parlamenti shqiptar më 17 të këtij muaji miratoi rezolutën me të cilën Irani shpallet "shtet mbështetës i terrorizmit". Sipas dokumentit, qeveria shqiptare do të shpallë Gardën Revolucionare Iraniane (IRGC) dhe lëvizjen Hezbollah si organizata terroriste. Menjëherë pas kësaj, Izraeli përshëndeti rezolutën duke e quajtur historike.

Në intervistën e njejtë Rama foli edhe për integrimin evropian të Shqipërsië duke theksuar se vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku pritet të jetë deri në vitin 2030. qa/

 

Тагови

Остани поврзан