Rama nuk heq dorë nga Balluku, pas takimit me grupin parlamentar paralajmëroi ndryshime në legjislacion
- – Kryeministri shqiptar Edi Rama pas takimit të sotëm me grupin parlamentar të partisë së tij, Partia Socialiste, paralajmëroi ndryshime në legjislacion, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konfirmimin e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Tiranë, 9 shkurt 2026 (MIA) – Kryeministri shqiptar Edi Rama pas takimit të sotëm me grupin parlamentar të partisë së tij, Partia Socialiste, paralajmëroi ndryshime në legjislacion, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konfirmimin e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Përmes një publikimi në Iks informoi për tre konkluzione nga takimi.
Së pari, sipas Ramës, “funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrsesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton”.
E dyta, thekson ai, “nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”.

“E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”, shkroi Rama.
Shtoi se Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk është prekur, vetëm mbështetur”.
“Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdo qoftë e këdo qoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen”, theksoi ai.
Rama sot pasdite do të udhëtojë për Bruksel ku pritet të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta. fc/
Foto: Printstrin/Iks