• петок, 20 февруари 2026

Rama: Nuk mund ta kuptoj logjikën, që ka ndjekur Prokuroria Speciale në Hagë për të dalë me një kërkesë të tillë të palogjikshme dhe të papranueshmeсе

Rama: Nuk mund ta kuptoj logjikën, që ka ndjekur Prokuroria Speciale në Hagë për të dalë me një kërkesë të tillë të palogjikshme dhe të papranueshmeсе

Tiranë, 9 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama sonte ashpër reagoi pasi Prokuroria Speciale në Hagë kërkoi nga 45 vjet për katër ish liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ai në publikimin në platformën "X" publikoi se ende nuk mund ta kuptojë logjikën, që ka ndjekur Prokurporia për të dalë me një kërkesë të tillë të palogjikshme dhe të papranueshme.

"Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur…Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m.. që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!", ka publikuar Rama në Iks. bsh/

Остани поврзан