Radev e dorëzoi mandatin e dytë për përbërje të qeverisë bullgare, PP-DB e ktheu të parealizuar
- Kolaicioni "Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria demokratike" (PP-DB) sot e ktheu mandatin për përbërje të qeverisë, menjëherë pasi që e mori nga presidenti i shtetit, Rumen Radev.
Sofje, 14 janar 2026 (MIA) - Kolaicioni "Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria demokratike" (PP-DB) sot e ktheu mandatin për përbërje të qeverisë, menjëherë pasi që e mori nga presidenti i shtetit, Rumen Radev.
Nadezhda Jordanova nga PP-DB e ktheu mandatin menjëherë pasi që Radev ia dorëzoi në pallatin presidencial në "Dondukov" 2.
Paraprakisht këtë javë, edhe Rose Zheljazkov, si kandidat për kryeminsitër nga GERB-SDS, gjithashtu menjëherë e ktheu mandatin e parë të papërmbushur pas marrjes së tij. Nga kolaicioni PP-DB që javën e kaluar paralajmëruan se nuk do të tentojnë të formojnë qeveri dhe se do ta kthejnë mandatin në çastin e marrjes.
Në pajtim me Kushtetutën, presidenti Radev tani duhet ta ndajë mandatin e tretë ndonjërës prej grupeve të tjera parlamentare për të cekur një kandidat për kryeministër.
Sipas Kushtetutës bullgare, nëse mandatari i parë nuk propozon përbërje të Këshillit ministror në afat prej shtatë ditëve, presidenti ia beson mandatin grupit të dytë për nga madhësia, ndërsa nëse edhe ajo nuk arrin, partisë së tretë sipas zgjedhjes së tij. Nëse nuk arrihet pajtueshmëria, emërohet qeveria kalimtare dhe caktohen zgjedhje tër eja në afat prej dy muajve.
Pothuajse të gjitha partitë në parlament, prëfshirë edhe "Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria dmeokratike", "Rilindja", "DPS - Fillimi i Ri", BSP dhe formacionet e tjera më të vogla, tashmë u deklaruan se zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme. Disa nga partitë madje e quajtën përbërjen e tnaishme të Kuvendit "absolutisht jolegjitim". Këto do të jenë zgjehdjet e teta me radhë parlamentare në Bullgari prej vitit 2021. ab/
Foto: BТА