Rada ukrainase e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Denis Shmial bëhet zëvendëskryeministër dhe ministër i Energjetikës
- Rada Supreme e Ukrainës sot me votat e 265 deputetëve, mbështeti dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Denis Shmihal nga kjo pozitë, raportoi Ukrinform.
Kiev, 13 janar 2026 (MIA) - Rada Supreme e Ukrainës sot me votat e 265 deputetëve, mbështeti dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Denis Shmihal nga kjo pozitë, raportoi Ukrinform.
Rada Supreme, më 9 janar pranoi dorëheqjet e ministrit të Mbrojtjes, Denis Shmihal dhe zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Transformimit Digjital, Mihajllo Fedorov.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski propozoi që ministri aktual i Mbrojtjes, Shmihal të emërohet zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Energjetikës.
Fedorovit i është ofruar posti i kreut të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton Ukrinform.
Më 4 mars të vitit 2020, Shmihal u emërua kryeministër i Ukrainës dhe e mbajti këtë pozicion për kohën më të gjatë në historinë e vendit, deri më 17 korrik të vitit 2025, kur, pas dorëheqjes së tij, ai mori postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e re, sipas ueb-faqes ukrainase. mb/
Foto: X