Qyteti i Shkupit me masa dhe rekomandime për qytetarët për mbrojtjen e ajrit ambiental
- Qyteti i Shkupit ka dhënë rekomandime dhe masa për mbrojtjen e ajrit ambiental pasi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informoi sot në mëngjes se është tejkaluar pragu i alarmit për grimca të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra në pikat matëse në Shkup - Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat.
Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Qyteti i Shkupit ka dhënë rekomandime dhe masa për mbrojtjen e ajrit ambiental pasi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informoi sot në mëngjes se është tejkaluar pragu i alarmit për grimca të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra në pikat matëse në Shkup - Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat.
Konform me kompetencat e Qytetit të Shkupit të përcaktuara me Ligjin për mjedisin jetësor, Ligjin për cilësinë e ajrit ambiental, si dhe Rregulloren për vlerat kufizuese për nivelet dhe llojet e ndotësve në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmit, Qyteti i Shkupit lëshon rekomandimet e mëposhtme:
- Të gjitha institucionet publike në zonën e Qytetit të Shkupit të kryejnë kontroll urgjent të efikasitetit të pajisjeve të ngrohjes, sistemeve klimatizuese dhe pajisjeve të tjera të ngrohjes;
- NP "Higjiena Komunale" të kryejë pastrim dhe larje të shpeshtë të sipërfaqeve rrugore nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, ndërsa komunat të veprojnë ngjashëm për rrugët nën juridiksionin e tyre;
- Rekomandohet që qytetarët, në periudhat kur temperatura e jashtme është mbi 0*C, nëse kanë aftësi teknike, të përdorin pajisje klimatizimi dhe sisteme inverteri në vend të kaldajave individual me lëndë djegëse të ngurtë ose të lëngshme;
- Instalimet në të cilat digjet energji duhet të përdoren në përputhje me standardet evropiane ekologjike;
- Pronarët dhe përdoruesit e objekteve (persona juridikë dhe individë) duhet të kontrollojnë korrektësinë e pajisjeve të ngrohjes dhe gjatë investimeve të ardhshme, të sigurojnë teknologji me nivele më të ulëta të emetimeve...;
Rekomandime dhe masa për mbrojtjen e popullsisë:
- Rekomandohet të kufizohet qëndrimi në hapësira të hapura, veçanërisht për kategoritë e ndjeshme të popullsisë;
- Të shmangen ngjarjet sportive në natyrë;
- Shkollat e mesme nën ingerencat e Qytetit të Shkupit të inspektojnë gjendjen dhe funksionalitetin e pastruesve të ajrit;
- Komunat në zonën e Qytetit të Shkupit të inspektojnë pastruesit e ajrit në kopshtet nën juridiksionin e tyre.
Mbikëqyrja e instalimeve dhe kontrollet në terren në zonat e banuara:
- Mbikëqyrje e përforcuar inspektuese e instalimeve që kanë leje të integruara ekologjike B dhe raporte të miratuara ekologjike;
- Mbikëqyrje e përforcuar inspektuese mbi vendet e ndërtimit me qëllim mbrojtjen nga krijimi i pluhurit nga makineritë e ndërtimit dhe vendet e ndërtimit;
- Kontrolle të përforcuara në lidhje me krijimin e deponive të paligjshme dhe djegien në ambiente të hapura...;
Për më tepër, Qyteti i Shkupit informon se inspektorët e autorizuar të mjedisit jetësor, inspektorati komunal dhe rojet komunale të qytetit po kryejnë vazhdimisht inspektime të deponive të paligjshme të mbeturinave, arave me kashtë dhe atyre të lëruara me qëllim parandalimin e djegies së tyre.
Foto: arkivi i MIA-s