• понеделник, 06 април 2026

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më tepër i shfrytëzojnë shërbimet e e-qeverisë, por ende jemi larg mesatares në BE

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më tepër i shfrytëzojnë shërbimet e e-qeverisë, por ende jemi larg mesatares në BE

Shkup, 17 mars 2026 (MIA) - Në vitin 2025, 71,9 për qind të njerëzve në BE të moshës prej 16 deri 74 vjeçarë kanë shfrytëzuar ueb-faqe ose aplikacione të organeve publike, që paraqet rritje për 1,9 për qind pikë procentuale në krahasim me vitin 2024, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Në Maqedoni 32,32 për qind të qytetarëve kanë shfrytëzuar shërbime të e-qeverisë. Shërbimet më të shpeshta të e-qeverisë që i kanë shfrytëzuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë ndërmarrja ose shtypja e formularëve zyrtarë (17,11 për qind), kërkimi i dokumenteve zyrtare ose certifikatave (15,44 për qind), qasja deri te bazat publike të të dhënave ose regjistrave (12,94 për qind) dhe qasja deri te informatat (10,96 për qind)

Krahasuar me vendet nga rajoni, më së shumti shërbime të e-qeverisë kanë shfrytëzuar qytetarët në Greqi (71,99 për qind), Kroaci (65,68 për qind), Serbi (64,23 për qind), Mal të Zi (52,29 për qind), Bosnjë e Hercegovinë (37,87 për qind) dhe Bullgari (35,95 për qind). Për Shqipërinë dhe Kosovën nuk ka të dhëna.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, paradokohe informoi se Portali për shërbime shënon rezultate rekorde dhe po bëhet pika qendrore për shërbimet elektronike për qytetarët.

Sipas të dhënave për vitin 2025, Portali për shërbime ka realizuar 290 për qind të shërbimeve të realizuara dhe 166 për qind rritje të shfrytëzuesve. Kjo, sipas Andonovskit, është tregues i qartë se qytetarët e njohin, e pranojnë dhe gjithnjë e më tepër e shfrytëzojnë Portalin, për të cilin theksoi se është platformë dinamike, e cila gjeneron 3 deri 4 shërbime të reja në muaj.

Vendet e BE-së me shfrytëzimin më të madh të shërbimeve të e-qeverisë janë Danimarka (98,0 për qind të njerëzve kanë shfrytëzuar ueb faqe ose aplikacione të organeve publike), Holanda (96,2 për qind), Finlanda (96,0 për qind). Për dallim prej kësaj, Rumania (24,1 për qind), Bullgaria (36,0 për qind) dhe Italia (57,7 për qind) kanë regjistruar shfrytëzim më të vogël.

Përdormi më i shpeshtë i shërbimeve të e-qeverisë ka qenë për marrjen e informatave për shërbime, beneficione, ligje, kohë pune ose tema të ngjashme (44,2 për qind), qasja deri te informatat personale është aktiviteti i dytë më i shpeshtë (41,30 për qind), ndërsa dorëzimi i paraqitjeve për taksa është në vendin e tretë (38,2 për qind).

Njerëzit në BE, po ashtu, i kanë shfrytëzuar shërbimet e e-qeverisë për caktimin e takimeve ose rezervim (38,1 për qind), ndërmarrjen ose shtypjen e formularëve zyrtarë (36,7 për qind), pranimin e komunikimit zyrtar ose dokumenteve (36,6 për qind), kërkimin e dokumenteve zyrtare ose certifikatave (20,8 për qind), qasje deri të bazat publike ose regjistrat (20,7 për qind), kërkimin e beneficioneve ose të drejtave (18,1 për qind) ose parashtrimin e kërkesave tjera ose ankesave (5,7 për qind). bsh/

Foto: Eurostat

Остани поврзан