Qyra akuzoi për koalicion të fshehtë partitë opozitare në Këshillin e Strugës, për bllokadën e Komunës
- Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot në një konferencë për mediat akuzoi se strukturat politike të AKI-së, LSDM-së dhe listës së pavarur të Ramiz Merkos kanë formuar një koalicion të fshehtë me qëllim bllokimin e Komunës. Një reagim i tillë vjen pasi dështoi edhe përpjekja e tretë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit komunal për shkak të mungesës së kuorumit. Seancën e braktisën tetë këshilltarët e AKI-së, ndërsa tre nga lista e pavarur e Merkos dhe këshilltari i vetëm i LSDM-së fare nuk u paraqitën.
Strugë, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot në një konferencë për mediat akuzoi se strukturat politike të AKI-së, LSDM-së dhe listës së pavarur të Ramiz Merkos kanë formuar një koalicion të fshehtë me qëllim bllokimin e Komunës. Një reagim i tillë vjen pasi dështoi edhe përpjekja e tretë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit komunal për shkak të mungesës së kuorumit. Seancën e braktisën tetë këshilltarët e AKI-së, ndërsa tre nga lista e pavarur e Merkos dhe këshilltari i vetëm i LSDM-së fare nuk u paraqitën.
"Dje u bë e qartë një e vërtetë e madhe. Qytetarët panë qartë se kush me kë në realitet është në koalicion, në dëm të qytetarëve. Këto janë strukturat e vjetra politike në Strugë, të cilat vazhdojnë të jenë të bashkuara në dëm të Strugës dhe interesave të qytetarëve. Kohët e fundit jemi dëshmitarë se këto struktura, që mbajnë emblemën e AKI-së, LSDM-së dhe listës Merko, kanë formuar një koalicion të fshehtë me qëllim paralizimin e institucioneve komunale, bllokimin e zhvillimit të komunës dhe mirëqenien e qytetarëve", tha Qyra.
Me bojkotimin e seancës, sipas tij, AKI, LSDM dhe lista Merko kanë treguar se aspak nuk u intersojnë qytetarët dhe projektet, por ekskluzivisht interesat e tyre personale.
Ai premtoi se nuk do të lejojë që Struga dhe qytetarët e saj të jenë pengje të strukturave të vjetra, të cilët, siç tha, dy dekada e kanë shkatërruar komunën. qa/
Foto: MIA