• петок, 18 септември 2026

QMK: Shtatë zjarre aktive në shtet, dy nën kontroll

QMK: Shtatë zjarre aktive në shtet, dy nën kontroll

Shkup, 24 gusht 2026 (MIA) - Shtatë zjarre nga gjithsej 21 të regjistruara në vende të hapura sot deri në orën 18:30, janë ende aktive. Dy janë vënë nën kontroll, ndërsa 12 janë shuar, njoftoi sonte Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarre aktive ka në komunat Studeniçan dhe Zelenikovë në fshatrat Moranë, Vërtekicë, Ramni Gaber dhe në shtrirjen drejt fshatit Paligrad, si dhe mbi fshatin Vërzhallë në Komunën e Zelenikovës, ku po digjet pyll i përzier; në Komunën e Makedonski Brodit në vendin e quajtur Vidush, në fshatin Dragov Dol dhe në fshatin Llokvicë, po digjet bimësi e ulët, pyll me kërcell të ulët dhe shkurre; në Komunën e Strumicës në fshatin Piperovë, po digjet bimësi e ulët; në Komunën e Sarajit në fshatin Bojanë, po digjet pyll i përzier; në Komunën e Berovës në fshatin Mitrashinci, po digjet pyll lisi dhe bimësi e ulët; në Komunën e Petrovec në fshatin Sushicë - pyll me kërcell të ulët dhe në Komunën e Gostivarit në fshatin Tërnovë, ku po digjet pyll i përzier.

Nën kontroll janë vënë zjarret në Komunën e Kërçovës në fshatin Tajmishtë, në vendin e quajtur Dardhë ku digjej pyll ahu me kërcell të lartë dhe në Komunën Manastir në fshatin Meglenci, ku digjej vegjetacion i ulët. 

Zjarret janë shuar në Komunën e Strumicës në rrugën "Risto Qurçiev" ku digjeshin mbeturina; në Komunën e Vasilevës në fshatin Piperevë - bimësi e ulët dhe mbeturina; në Komunën e Delëçevës në fshatin Bigla - pyll me pisha dhe lisa dhe bimësi e ulët; në Komunën e Kumanovës në rrugën "Gjorçe Petrov" - mbeturina; në Komunën e Jegunovcës në fshatin Tudencë - bimësi e ulët; në Komunën e Gostivarit në fshatin Gorna Gjonovica - bimësi e ulët; në Komunën e Gostivarit në fshatin Çajlë - bimësi e ulët; në Komunën e Vrapçishtit në fshatrat Llomnicë dhe Gjurgjevishtë - pyll i përzier; në Komunën e Demir Hisarit në fshatin Slepçe - bimësi e ulët; në Komunën e Probishtipit në fshatin Gujnovcë - bimësi e ulët dhe ndërtesa; në Komunën e Ilindenit - bimësi e ulët dhe në Komunën e Ilindenit në fshatin Bujkovci digjej bimësi e ulët. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s