• вторник, 13 јануари 2026

Qeveria e Venezuelës njoftoi për lirimin e 116 të burgosurve politikë, familjet e pakënaqura nga tempoja e lirimit

Qeveria e Venezuelës njoftoi për lirimin e 116 të burgosurve politikë, familjet e pakënaqura nga tempoja e lirimit

Karakas, 12 janar 2026 (MIA) – Qeveria e Venezuelës njoftoi sot se liron edhe 116 të burgosur politikë, sepse familjet e tyre po bëhen të padurueshme me premtimin e autoriteteve që t’i lirojnë, i dhënë nën presion të SHBA-së pas arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nikollas Maduro, njoftuan mediat franceze. 

“Nga këto masa përfituan personat e privuar nga liria për shkak të shkeljes së rendit kushtetues dhe stabilitetit të vendit”, tha ministri i burgjeve, Hulio Garsia. 

“Foro Penal”, organizatë joqeveritare e cila i mbron të burgosurit politikë, regjistroi vetëm 24 të burgosur të liruar, në mesin e të cilëve edhe dy italianë. 

Pasi autoritetet e Venezuelës e dhanë këtë premtim, lirimi i të burgosurve bëhet ngadalë, ndërsa familjet e tyre i presin jashtë burgjeve, vërejtën mediat franceze. fc/

Foto: Printskrin Jutjub

 

Остани поврзан