Qendra për trajnim të MPB-së në Idrizovë u bë me central fotovoltaik (drejtpërdrejtë)
- Qendra për trajnim e MPB-së në Idrizovë u bë me central fotovoltaik, donacion i OKTA-s në vlerë prej një milion euro dhe kapacitet për prodhim të 55 megavatë orë energji elektrike në vit.
Shkup, 18 tetor 2025 (MIA) - Qendra për trajnim e MPB-së në Idrizovë u bë me central fotovoltaik, donacion i OKTA-s në vlerë prej një milion euro dhe kapacitet për prodhim të 55 megavatë orë energji elektrike në vit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se sipas përllogaritjeve me këtë central fotovoltaik në vit do të bëhet kursim prej rreth pesë mijë eurove.
Toshkovski, gjithashtu, paralajmëroi investime në projekte të këtilla edhe në të ardhmen, duke cekur se kursen shpenzime të shtetit dhe kontribuon për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Drejtori kryesor ekzekutiv i OKTA-s, Dimitros Pashos deklaroi se në kuadër të projektit janë dhuruar centrale fotovoltaike edhe për gjashtë shkolla fillore në vend.
Projekti, siç theksoi, është në drejtim të investimit të OKTA-s në burime ripërtëritëse si kompani me përgjegjësi shoqërore. ab/
Fotо: МIА