• петок, 20 февруари 2026

Përplasja e dy anijeve luftarake amerikane

Përplasja e dy anijeve luftarake amerikane

Uashington, 12 shkurt 2026 (MIA) - Një anije luftarake amerikane dhe një anije furnizimi e marinës dje u përplasën gjatë furnizimit me karburant, kumtoi sot komanda Jugore të SHBA-së, por nuk është përcaktuar lokacioni i saktë. 

Shkatërruesi me raketa të telekomanduara i klasit "Arli Burk", "USS Trukstun", dhe anija mbështetëse e luftimeve të shpejta "USNS Suplaj" u përplasën gjatë një operacioni furnizimi me karburant. Dy anëtarë të ekuipazhit raportuan lëndime të lehta dhe janë në gjendje të qëndrueshme, theksohet në kumtesë. 

"Vollstrit xhurnal" publikoi se përplasja ndodhi në afërsi të Amerikës Jugore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан