• среда, 24 декември 2025

Përmirësohet mjeti i TI-së për ndjekjen e zbatimit të Strategjisë për reformën në administratë

Përmirësohet mjeti i TI-së për ndjekjen e zbatimit të Strategjisë për reformën në administratë

Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Administratës Publike sot do t'i promovojë mundësitë nga mjeti i avancuar i TI-së për zbatimin e Strategjisë për reformë në administratën publike.

Në promovim do të mbajnë fjalim Goran Minçev, ministër i Administratës Publike dhe Maja Trendafilova - drejtoreshë e Shkollës rajonale për administratë publike ReSPA.

"Ngjarja ka për qëllim ta promovojë mjetin e ri të TI-së për avancimin e administratës publike, t'i informojë të gjitha palët e interesuara (institucione publike, sektorin privat, komunitetin akademik dhe organizatat e shoqërisë civile), për përdorimin, vlerën dhe përfitimet e saj, si dhe t'i nxisë të gjithë pjesëmarrësit të përfshihen në bashkëpunimin dhe zbatimin aktiv", kumtoi MAP.

 Sipas Ministrisë së Administratës Publike, kjo ngjarje do ta ngritë vetëdijen për transformim digjital në administratën publike, do të nxisë bashkëpunim ndërsektorial dhe do të ndihmojë në zbatimin efikas dhe përdorimin e TI mjetit të avancuar për ndjekjen e procesit të reformës së administratës publike në vendin tonë.

"Qëllimi është të përmirësohet cilësia e shërbimeve dhe inovacionet në institucionet publike, si dhe të rritet efikasiteti dhe transparenca e proceseve përmes digjitalizimit dhe integrimit të sistemeve bashkëkohore të TI-së. Ky proces është pjesë e përpjekjeve më të gjera për reformë në administratën publike, të kahëzuara drejt modernizimit të procedurave, thjeshtësimit të shërbimeve, uljen e burokracisë dhe rritjen e llogaridhënies ndaj qytetarëve. Zbatimi i teknologjive inovative është i rëndësishëm për menaxhim më të mirë me burimet, punë më të shpejtë të institucioneve dhe ndjekje më efikase të rezultateve", citon Ministria e Administratës Publike në njoftimin për ngjarjen. sa/

foto: MIA Arkivi

Остани поврзан