• четврток, 25 декември 2025

Në Kuvend sot pyetje të deputetëve

Në Kuvend sot pyetje të deputetëve

Shkup , 25 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 78-të me të vetmën pikë në rend të ditës parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Zakonisht, seanca të tilla plenare mbahen çdo të enjte të fundit të muajit. 

Sipas Rregullores së Punës, pyetje për kryeministrin dhe ministrat parashtrojnë së parë deputetët nga opozita. 

Sipas Rregullores së re të Punës, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, një herë në muaj mbahet edhe një seancë për pyetje të deputetëve nga deputetët e opozitës dhe zgjat dy orë.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot do të mbajë takim joformar me përfaqësues të mediave, në të cilin do të diskutojë për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të shtëpisë ligjvënëse. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан