Putini: Rusia do të vazhdojë të rrisë potencialin dhe gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura
- Rusia do të vazhdojë të rrisë potencialin dhe gatishmërinë luftarake të të gjitha llojeve dhe shërbimeve të forcave të saj të armatosura, deklaroi presidenti rus Vladimir Putini.
Moskë, 23 shkurt 2026 (MIA) - Rusia do të vazhdojë të rrisë potencialin dhe gatishmërinë luftarake të të gjitha llojeve dhe shërbimeve të forcave të saj të armatosura, deklaroi presidenti rus Vladimir Putini.
Në një video-fjalim mbrëmë, Putin uroi rusët për Ditën e Mbrojtësve të Atdheut, e cila festohet më 23 shkurt.
Putini theksoi se Rusia do të vazhdojë të forcojë ushtrinë dhe marinën e saj, duke vënë në dukje se përparësi absolute është zhvillimi i triadës bërthamore si garanci e sigurisë kombëtare.
Në mënyrë cilësore do të rrisim potencialin e të gjitha llojeve dhe shërbimeve të tjera të forcave të armatosura, do të përmirësojmë gatishmërinë e tyre luftarake, mobilitetin dhe aftësinë për të vepruar në çdo kusht, madje edhe në kushtet më të vështira", paralajmëroi Putini.
Foto: EPA