Protestë e Nismës Civile "Stop për Usje"-n, kërkohet zhvendosje e fabrikës së çimentos
- Në organizim të nismës civile "Stop për Usje"-n, sonte u mbajt protestë me bllokadë në udhëkryqin e bulevardeve "Boris Trajkovski" dhe bulevardit "Serbia" në Shkup.
Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Në organizim të nismës civile "Stop për Usje"-n, sonte u mbajt protestë me bllokadë në udhëkryqin e bulevardeve "Boris Trajkovski" dhe bulevardit "Serbia" në Shkup.
Pjesëmarrësit e bllokadës kërkojnë që institucionet kompetente të gjejnë zgjidhje të problemit me ndotjen e ajrit në Shkup, siç thonë, të shkaktuar nga puna e Fabrikës së çimentos Usje me zhvendosjen e saj.
"Në vend të mbrojtjes së shëndetit publik, jemi dëshmitarë të injorimit sistematik të të dhënave alarmante, mosveprimit dhe mbulimit të përgjegjësisë. Mesazhi ynë është i qartë: nuk ka më heshtje, nuk ka më shtyrje dhe nuk ka më sakrifikim të shëndetit të qytetarëve në llogari të profitit", thonë nga nisma civile "Stop për Usje"-n. sa/
foto: MIA arkivi