• понеделник, 16 март 2026

Protestë e LSM-së në Shkup me kërkesë për pagë minimale prej 600 euro

Protestë e LSM-së në Shkup me kërkesë për pagë minimale prej 600 euro

Shkup, 14 mars 2026 (MIA) – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot në Shkup do të mbajë sot protestë të punëtorëve , me kërkesë për rritje të pagës minimale në 600 euro dhe rritje lineare të të gjitha pagave të tjera me të paktën 6.000 denarë. Protesta, sipas njoftimit të LSM-së, do të fillojë në orën 12:05 para Shtëpisë së Punëtorëve.

Rruga e lëvizjes do të fillojë nga ndërtesa e LSM-së në rrugën "Mirce Acev" në Qendër, do të vazhdojë përgjatë rrugëve "Filipi i Dytë i Maqedonisë", "11 Tetori", "Dimitrie Çupovski", "Dame Gruev" dhe bulevardit VMRO, dhe do të përfundojë në bulevardin "Ilinden".

Një ndalesë është planifikuar përpara Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë, ku përfaqësues të LSM-së dhe punëtorët do të dërgojnë mesazhet dhe kërkesat kryesore.

Vendimi për të dalë në rrugë, siç informoi më parë kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, vjen pasi qeveria dhe punëdhënësit injoruan dhe nuk arritën t'i përmbushin kërkesat e sindikatës. Ata parashikojnë një harmonizim ligjor të pagës minimale për vetëm 1.667 denarë, një shumë që, sipas Sindikatës, nuk e mbulon as vlerën e rritur të shportës së konsumatorit të sindikatës. Për jesëmarrësit nga qytetet tjera është organizuar transport. 

Sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), të cilave iu referua kryetari i LSM-së një e treta e të punësuarve në vend marrin pagë nën 30.000 denarë, prandaj ai përfundoi se pjesëmarrja masive në protestë është kyçe për plotësimin e kërkesave. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s
 
 

 

 

 

Остани поврзан