Protesta në qendër të Beogradit pas hyrjes së policisë në Rektoratin e Universitetit
- Policia serbe përdori shkopinj sonte në protestën në qendër të Beogradit, të organizuar me rastin e hyrjes së sotme të policisë në Rektoratin e Universitetit.
Beograd, 31 mars 2026 (MIA) - Policia serbe përdori shkopinj sonte në protestën në qendër të Beogradit, të organizuar me rastin e hyrjes së sotme të policisë në Rektoratin e Universitetit.
Policia është sistemuar me pajisje kundër trazirave pasi protestuesit kanë hedhur sende të ndryshme drejt tyre. Të paktën një person është ndaluar, ndërsa disa qytetarë pretendojnë se janë lënduar.
Situata në protestë është e tensionuar dhe ndërkohë, një kordon policor është vendosur para ndërtesës së Rektoratit, duke mos i lejuar qytetarët të afrohen.
Protestë ka edhe para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Novi Sadit në mbështetje të Universitetit të Beogradit. mb/
Foto: MIA