Propozim-ligji për ndryshime të Kodit penal është parashtruar në Kuvend
- Në Kuvend është parashtruar Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal, me qëllim të harmonizimit me Vendimin e Gjykatës kushtetuese të 12 shkurtit 2025 i cili konstatoi se ndryshimet e vitit 2023 çuan drejt uljes së dënimeve për bashkim kriminel dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe mënjanim të dobësive në dispozitat ekzistuese. Propozimin e nënshkruan nëntë deputetë, mes të cilëve Bojan Stojanoski, Brane Petrushevski, Dafina Stojanoska dhe të tjerë.
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Në Kuvend është parashtruar Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal, me qëllim të harmonizimit me Vendimin e Gjykatës kushtetuese të 12 shkurtit 2025 i cili konstatoi se ndryshimet e vitit 2023 çuan drejt uljes së dënimeve për bashkim kriminel dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe mënjanim të dobësive në dispozitat ekzistuese. Propozimin e nënshkruan nëntë deputetë, mes të cilëve Bojan Stojanoski, Brane Petrushevski, Dafina Stojanoska dhe të tjerë.
Propozim-ligji parasheh ashpërsim të politikës ndëshkuese për veprat penale "Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe "Bashkim kriminel", si dhe vendosje e veprës së re penale - "Keqpërdorim i xhirimit të huaj, fotografisë, audio incizimeve apo shkresave me përmbajtje eksplicite seksuale".
Propozimi përfshin edhe konfiskim të zgjeruar, harmonizim me Konventën e Stambollit përmes ridefinimit të veprës "lëndim trupor", si dhe forma të reja tek "Tregtia me fëmijë" për tejkalim të gjendjeve me lypjes.
Plotësisht, propozohen ndryshime teknike për arrestin shtëpiak, dënim me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse dhe harmonizim të veprave kundër sigurisë në komunikacion në kuadër të projektit "Safe city".
Propozuesit theksojnë se propozim-ligji ka për qëllim ta përforcojë luftën kundër korrupsionit të lartë dhe t'i përmbushë standardet evropiane dhe ndërkombëtare. ab/
Foto: МIА arkivi