Pronarit të lokalit të djegur në Kran Montana i është caktuar paraburgim tremujor
- Gjykata kantonale e kantonit zviceran Vale sot i urdhëroi paraburgim pronarit të lokalit luksoz "Konstelejshn", Zhak Moreti, ku 40 persona e humbën jetën në zjarrin në natën e Vitit të Ri.
Gjenevë, 12 janar 2026 (MIA) - Gjykata kantonale e kantonit zviceran Vale sot i urdhëroi paraburgim pronarit të lokalit luksoz "Konstelejshn", Zhak Moreti, ku 40 persona e humbën jetën në zjarrin në natën e Vitit të Ri.
Pronarit të lokalit që ndodhet në pushimoren luksoze Kran Montana i është caktuar paraburgim tremujor, me mundësi zgjatjeje, publikoi "Temp".
Pronari i lokalit u tha më parë hetuesve se dera për ndihmën e vizitorëve ishte e mbyllur nga brenda.
Gjetjet fillestare tregojnë se zjarri është shkaktuar nga kontakti i spërkatësve me panelet e izoluara të vendosura në tavanin e bodrumit të ndërtesës.
Hetimi, gjithashtu, shqyrton praninë dhe disponueshmërinë e fikësve të zjarrit, si dhe nëse daljet nga lokali ishin në përputhje me rregulloret.
Lidhur me praninë e të miturve, Moreti deklaroi se lokali ndalon hyrjen e personave nën 16 vjeç, ndërsa mysafirët e moshës 16 deri në 18 vjeç duhet të shoqërohen nga një i rritur.
Ai shtoi se u ka dhënë udhëzimet e duhura siguriimit, por se është e mundur të ketë pasur ndonjë lëshim.
Çifti dyshohet për "vrasje nga neglizhenca, lëndim trupor nga neglizhencë dhe zjarrvënie nga neglizhencë". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s