Promovim dhe nënshkrim i Politikës së shqyrtuar për integritet në shoqëri
- Misioni i OSBE-së në Shkup, së bashku me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të promovojnë Politikë të shqyrtuar për integritet që i përfshin gjyqësorin, Këshillin Gjyqësor dhe Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik.
Shkup, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Misioni i OSBE-së në Shkup, së bashku me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të promovojnë Politikë të shqyrtuar për integritet që i përfshin gjyqësorin, Këshillin Gjyqësor dhe Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik.
Në ngjarje, siç është paralajmëruar do të prezantohen përpjekjet e përbashkëta të OSBE-së dhe KSHPK-së si dhe institucioneve kyçe nga fusha e gjyqësorit për përforcim të integritetit dhe transparencës në gjyqësor, ndërsa përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor, Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Gjykatës Supreme dhe katër Gjykatave të Apelit do ta nënshkruajnë në mënyrë ceremoniale Politikën për integritet. mb/
Foto: MIA