Prokuroria e Kosovës kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit e sulmit në Banjskë
- Prokuroria Speciale e Kosovës dhe avokati i palës së dëmtuar kanë kërkuar dënim maksimal, burgim të përjetshëm, për të akuzuarit në rastin e sulmit në Banjskë, duke e cilësuar si të vetmin dënim proporcional me peshën e veprës penale.
Prishtinë, 15 prill 2026 (MIA) - Prokuroria Speciale e Kosovës dhe avokati i palës së dëmtuar kanë kërkuar dënim maksimal, burgim të përjetshëm, për të akuzuarit në rastin e sulmit në Banjskë, duke e cilësuar si të vetmin dënim proporcional me peshën e veprës penale.
Prokurori i rastit, Naim Abazi, në fjalën përfundimtare në gjykimin për sulmin në Banjskë, ka thënë se rasti përfaqëson një përballje të drejtpërdrejtë mes rendit kushtetues të Kosovës dhe një organizimi të armatosur me qëllim terrorist.
Gjate fjalës së tij prokurori Abazi ka thënë se ekzistojnë prova të qarta se grupi terrorist ka qenë mirë i organizuar, qe nga viti 2021 ne Rashkë, për prishje të rendit e qetësisë dhe me qëllim të shkëputjes së një pjese të territorit të Republikës së Kosovës.
Prokurori ka argumentuar edhe me video e fotografi pjesëmarrjen dhe përfshirjen e secilit të akuzuar, në sulmin terrorist në Banjska ku u vra rreshteri, Afrim Bunjaku.
Fjalët përfundimtare po i vazhdojnë edhe avokatët e të dëmtuarave. Burgim të përjetshëm po kërkon edhe avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci.
"Afrim Bunjaku po vazhdon me u vra, po vazhdon me u vra familja e tij, me faktin se ashkush nuk është penduar, as kush nuk është distancuar... Me vjen keq për secilin djalë të ri që dënohet me burgim të përjetshëm, por nuk më vjen aspak keq kur kryhet krimi dhe provohet me prova që i prezanton prokuroria. Krejt kjo situatë na bën të mendojmë nëse jemi të sigurt në shtetin tonë. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të shkëputet asnjë pjesë e saj, dhe këtë duhet ta dinë të gjithë. Ata kanë pasur mundësi që proceduralisht ta lehtësonin situatën sikur të kishin bashkëpunuar me prokurorinë, duke treguar se si ka ndodhur ngjarja dhe duke shprehur keqardhje", tha avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci. mb/
Foto: MIA