• четврток, 25 декември 2025

Pritje solemne dhe koncert me rastin e 21 dhjetorit - Ditës së Mësimit në gjuhën turke dhe 20 vjetorit të hapjes së Zyrës së TIKA-s në Shkup

Pritje solemne dhe koncert me rastin e 21 dhjetorit - Ditës së Mësimit në gjuhën turke dhe 20 vjetorit të hapjes së Zyrës së TIKA-s në Shkup

Shkup, 21 dhjetor 2025 (MIA) - Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) sonte në Shkup organizon një pritje solemne me rastin e 21 dhjetorit - Ditës së Mësimit në gjuhën turke dhe 20-vjetorit të hapjes së Zyrës së TIKA-s në Shkup.

Një ceremoni qendrore me rastin e 21 dhjetorit, Ditës së Mësimit në gjuhën turke, do të mbahet sonte në sallën sportive “Boris Trajkovski” me fjalim nga kryetari i TIKA-s, Abdullah Eren dhe koncert nga këngëtari turk Kiraç.

Më parë, në hotelin "Aleksandar Pallas" do të mbahet një pritje solemne me rastin e Ditës së Mësimit në gjuhën turke dhe 20-vjetorit të hapjes së Zyrës së TIKA-s në Shkup.

Dje u mbajtën ceremonitë e dorëzimit të dy projekteve të zbatuara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) - hapja e Qendrës Shëndetësore të rinovuar plotësisht dhe e pajisur me fonde të siguruara përmes TIKA-s në Plasnicë dhe hapja solemne e laboratorëve dhe ceremonia e dhurimit të automjeteve të Institucionit Publik Instituti Hidrobiologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ohër.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila mori pjesë në ceremoninë solemne në Ohër, në fjalimin e saj drejtuar të pranishmëve shprehu kënaqësinë që vetëm tre muaj pasi donacioni u njoftua në festimin e 90-vjetorit të themelimit të Institutit Hidrobiologjik, ai tashmë është realizuar.

Ky është një donacion pajisjesh, për të cilin u theksua se nuk synon vetëm forcimin e kapaciteteve të Institutit, por gjithashtu përfaqëson një investim në shkencë, në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe në të ardhmen e ekosistemeve ujore.

Me mbështetjen e popullit turk, janë rinovuar dhe pajisur plotësisht departamentet e fitoplanktonit dhe zooplanktonit të Institutit, me një mikroskop modern me një kamerë mikroskopi për nevojat e të dy departamenteve, si dhe me një automjet të ri për teren. 

Drejtori i TIKA-s, Abdullah Eren, tha se Agjencia tashmë njezet vite ka zbatuar projekte të shumta në shumë fusha në Maqedoni.

“Deri më tani janë zbatuar mbi 1.300 projekte në disa fusha. Qëllimi kryesor i këtyre projekteve është forcimi i marrëdhënieve ekzistuese midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë”, tha ai.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoj, tha se Turqia ka qenë gjithmonë në anën e mikut dhe aleatit tonë - Maqedonisë së Veriut, me të cilën, siç tha ai, "ndajmë lidhje të përbashkëta historike, kulturore dhe njerëzore që nga pavarësia e saj".

TIKA, si një agjenci shtetërore turke, ka qenë aktive në Maqedoninë e Veriut për më shumë se dy dekada, duke zbatuar projekte të shumta për të përmirësuar infrastrukturën, kujdesin shëndetësor dhe arsimin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан